English

Topi: GJND shtoi kredibilitetin e Kosovës, tani faktorët rajonalë më të çliruar

Tiranë, 24 Korrik, NOA – “Me presidentin Fatmir Sejdiu, ndamë gëzimin e përbashkët për vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, që sanksionoi legjitimitetin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, si një shtet i lirë, sovran dhe i pavarur”.

Kjo ka qenë deklarata e menjëhershme e bërë nga presidenti i Republikës Bamir Topi, pas takimit informal të zhvilluar me homologun e tij kosovar, i cili ka mbërritur në Tiranë për një vizitë dy ditë pas seancës vendimtare të GJND-së mbi gjykimin e pavarësisë së Kosovës.

“Vendimi i GJND-së shton në mënyrë të ndjeshme kredibilitetin e shtetit të ri të Kosovës, duke e ftuar atë drejt një ecje të re, njohjeve të reja dhe drejt një bashkëpunimi më institucional në rajonin e Ballkanit”, tha ai.

“E përgëzoj Sejdiun për rolin e tij, së bashku me lidershipin e politikës në Kosovë për ndryshimin e imazhit të këtij vendi, në këtë periudhë e cila ka qenë vendimtare për zhvillimin e tij”, shtoi më tej kreu i shtetit shqiptar.

Sipas tij, është fakt se gjatë kësaj periudhe ka patur një pulsion të rëndësishëm diplomatik nga Kosova dhe Shqipëria për të njohur zyrtarizimin e Kosovës si shtet i pavarur.

E duke interpretuar sërish impaktin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, ai tha ajo mbetet një re në zhvillimin rajonal, ku faktorët ndihen më të çliruar.

“Uroj që edhe Serbia ta bëjnë këtë. Janë ata që e kërkuan këtë dhe janë ata të parët që duhet ta pranojnë vendimin e asaj gjykate. GJND vërtetoi në mënyrë shumë profesionale pavarësinë e Kosovës”, tha Topi.

n.e/NOA

KOMENTE