Vlorë, 24 Korrik, NOA/ Gëzim Llojdia - Profesor Eqrem Çabej, thoshte se “emrat e vendeve janë më autoktonë e më të qëndrueshëm dhe më të lidhur me hapësirën e truallin, sesa emrat e personave që janë më të lëvizshëm e më të shtruar ndaj modës së kohërave”.
Sipas tij, dihet se arrijmë shpeshherë në një situatë gjuhësore shumë më të vjetër se ajo që dëshmohet me burime të shkrimit, ato paraqesin si të thuash pika të ngulëta brenda lëvizjeve të popujve e të gjuhëve, prandaj ndihmojnë në rindërtimin (rekonstruksionin) e situatave të mëparshme.
Ndwrsa studiuesit e toponomastikës shqiptare, që morën në vështrim emrat e qyteteve, emrat e rrjedhave të ujit, maleve, shkëmbinjve, luginave etj, që shpjegohen përmes zhvillimit fonetik të gjuhës shqipe, po ashtu paraqesin një shtresë të lashtë të toponomisë që nga koha antike e deri më tani.
Arsyetim ky se onomastika ishte lëndë e parë që hapi shtigjet e hulumtimeve historiko- gjuhësore rreth vazhdimësisë së pandërprerë iliro-shqiptare, e cila u përdor nga albanologët e huaj, e më vonë edhe nga studiuesit shqiptarë.
Vlora
1-Vlonë Vlorë
2-Lagja e Re Lagjia e Re
3-Karabash 3 shtator
4-Vrenes Vrenes
5-Tophani Lagja e Flamurit
6-Varosh Kaçanik
7-Babicë e Madhe Babaj e Madhe
8-Kaninë Kaninë
9-Dukati Dukati
10-Radhimë Radhimë
11-Tragjas Tragjas
12-Baro Baro
13-Drashovicë Drangaj
14-Lapardha Lapardhaja
15-Mazhar-Lapardha Mazhar-Lapardha
16-Qish-Bardhë Qishbardhë
17-Vodicë Prrallaj
18-Xhyherinë Xhyherinë
19-Kropisht Fjerzë
20-Mavrovë Fitorë
21-Peshkëpi Peshkëpi
22-Amonicë Amonaj
23-Budina Verri
24-Dushkarak Dushkarak
25-Golimbas Pëllumbas
26-Mazhar Kullës Mazhar Kudhëz
27-Ploça Amantia
28-Sevaster Kunorë
29-Shkozë Shkozë
30-Vajzë Vajzë
31-Velçe Shpellaj
32-Bashaj Bashaj
33-Brataj Shkambi i Kuq
34-Gumenicë Bigë
35-Gjorm Gjorm
36-Lepenicë Labaj
37-Matogjinë Matogjini
38-Mesaplik Mesaplik
39-Tërbaç Tërbaç
40-Vranisht Zallishë
41-Ramicë Ramaj
42-Smokthinë Zhgabaj
43-Armen Armen
44-Brusja Limaj
45-Gërneci Arza
46-Haderaj Haderaj
47-Hysoverdhi Hysoverdhi
48-Karbunari Thingjillas
49-Koculi Kocul
50-Lubenjë Labnija
51-Mollkeq Mollkeq
52-Mavravë Fitore
53-Mertiraj Mirtiraj
54-Penkovë Penkaj
55-Picar Picar
56-Rexhepaj Rexhepaj
57-Romësi Romës
58-Selenicë Serishta
59-Treblovë Kështjellë
60-Veshdanisht Veshaj
61-Gorisht Gurishte
62-Bestrovë Plepaj
63-Babica e Vogël Babaj e Vogël
64-Çeprat Çeprat
65-Gorrica Gorrica
66-Hoshtimë Ushtimë
67-Kerkovë Shkrepaj
68-Nartë Nartë
69-Panaja Shëmri
70-Risili Risili
71-Zvërnec Rrethujzë
72-Bunavi Verore
73-Aliban Aliasi
74-Bashisht Bëshishte
75-Bishan Bishani
76-Cerkovinë Gjeshtraj
77-Çiflik Idriz Idrizaj
78-Dëllenja Zhukës Dëllenja Zhukës
79-Mekat Mëkat
80-Mëkat – Çoban Mëkat – Bari
81-Grabian Gropaj
82-Gryka-Pishë Gryka-Pishë
83-Llakatund Llakatund
84-Mifol Mifol
85-Murris Murris
86-Nosovosel Fshati i Ri
87-Poro Vahu
88-Skrapar Skrapar
89-Skrofinë Sopi
90-Trevllazën Trevllazën
91-Zgura Zgura
Nënprefektura e Himarës
1-Hiamarë Himarë
2-Kudhës Kudhësi
3-Pilur Piluri
4-Qeparo Gjinovlashi
5-Dhërmi Gjolekaj
6-Palasa Palasa
7-Vuno Malaj
g.ll/ NOA