English

Vlorë: Vazhdon Moti I Nxehtë, Kushte Të Favorshme Lundrimi

VLORË, 24 korrik/ATSH-H.Koçi/.- Vlerat e larta të temperaturave në gjirin detar të Vlorës, do të vazhdojnë edhe gjatë 48 orëve të ardhshme. Për sot, parashikohet mot i kthjellët dhe i nxehtë, ndërkohë që vlerat e temperaturave do të shënojne një tjetër rritje të lehtë krahasuar me një ditë më parë. Kjo tablo sinoptike do të shoqërohet edhe me një përqindje relativisht të lartë të lagështisë në ajër, deri në rreth 65 përqind, që konsiderohet e lartë për këtë periudhë. Mbi 20 peshkarexha dalin çdo ditë për peshkim në hapësirën detare brenda dhe jashtë gjirit të Vlorës, çka favorizohet nga kushtet e mira të lundrimit. Burime të Kapitenerisë së Portit bënë të ditur për ATSH-në se, sot era do të ketë drejtimin në kuadratin Veri-Veriperëndim, me shpejtësi nga 0-2 m/sek, deri në 4-6 m/sek në afërsi të bregut të detit. Temperaturat e ajrit do të arrijnë vlerat maksimale në 35-37 gradë celsius dhe ato minimale në 22-24 gradë celsius. Valëzimi parashikohet të jetë 0-1 ballë brenda gjirit detar dhe 3-4 ballë në det të hapur. /s.d//a.ke/
KOMENTE