Leskovik, 25 korrik, NOA – Një i ri është arrestuar mëngjesin e sotëm nga policia e Leskovikut pasi ka aksidentuar dy persona me motor. Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit të Leskovikut, ku i riu, Mariglen Koroçi duke udhëtuar me motor ka përplasur një 24 vjeçare, shtetasen me inicialet Sh. Ajazi. Por tragjedia ka qenë edhe më e madhe pasi 24 vjeçarja mbante në krah mbesën e saj 1 vjeçe.
Nga përplasja me motorin vajza 1- vjeçare, L. Konica ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Policia njofton se shtetasja Sh.Ajazi është jashtë rreziku për jetën.
Ndërsa ndaj 24 vjeçarit Koroçi ka nisur ndjekja penale për veprën e “Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”.
NOA