English

Arrestohen shtatë persona për trafik droge, mes tyre dhe dy femra

Berat, 25 korrik, NOA – Shtatë persona kanë rënë në pranga ditën e sotme në qytetin e Beratit. Arrestimi i tyre është bërë për trafik të lëndëve narkotike. Sipas policisë shtatë të ndaluarve u është sekuestruar një sasi prej 70 dozash heroine.

Operacioni i koduar “Punto 2” ka vënë nën pranga dhe dy femra të cilat kanë qenë pjesë e trafikut të drogës. Policia nuk ka bërë ende të ditur identitetin e të arrestuarve. Ndërsa sqaron se droga kishte ardhur nga Durrësi për në Berat.

Bëhet e ditur se grupi prej shtatë vetash të arrestuar mbahej nën monitorim prej kohësh nga policia dhe dy ditë e fundit kanë pasur sinjalizime të sakta për sasinë e drogës që do të transportohej.

NOA (Vijon..)

KOMENTE