Bagdad, 25 korrik, NOA - Autoritetet irakiane kanë arrestuar tre udhëheqës të lartë të Al-Kaidës në Irak. Lajmi u bw i ditur nga Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, gjeneral Mohamed al-Askari.
Ai tha se njëri nga të arrestuarit është Saleem Khalid al-Zavbai, ministër i vetëshpallur për mbrojtjen e Irakut.
Dy të tjerët janë vëllezërit Jabar dhe Qadori Radhi Khamis, të cilët dyshohen për një sëri sulmesh vdekjeprurëse në provincën Diyala.
NOA