English

Axhenda Ndërkombëtare 25 Korrik 2010

------------------------------------------------------------------- NGJARJE KRYESORE ------------------------------ SEUL - Fillojnë manovrat ushtarake SHBA-Kore e Jugut, fakt që ka irrituar Korenë e Veriut dhe ka përfshirë palët në shkëmbime akuzash të ndërsjella. NJU ORLINS (SHBA) - Vazhdojë përpjekjet kundër ndotjes gjigante të mjedisit në Gjirin e Meksikës shkaktuar nga kompania britanike e naftës ''British Petroleum''. TË TJERA -------------- PARIS - Vazhdon gara e mirënjohur çiklistike ''Tour de France 2010'' që pret fitoren e tretë radhazi në katër edicionet e fundit të spanjollit Alberto Contador, vetëm dy javë pasi Spanja u shpall edhe kampione e botës në futboll. STAMOLL - Takim i ministrave të Jashtëm të Iranit, Brazilit dhe Turqisë për një projekt shkëmbimi uraniumi. KAMPALA - Kryeministrat e vendeve afrikane në një samit treditor për forcimin e trupave të Bashkimit Afrikan në Somali kundër rebelëve të lëvizjes Shebab, aleatë të rrjetit terrorist të al-Kaedës./ a.jor.
KOMENTE