English

Biznesmenët e ndërtimit, trafikantë droge në Itali, emrat e të arrestuarve

Tiranë, 25 korrik, NOA – Prokuroria e Krimeve të Rënda ka bërë publike detajet e operacionit që bëri të mundur arrestimin e pesë personave. Policia shqiptare në bashkëpunim me atë italiane kanë arrestuar grupin e trafikantëve pas një hetimi dy vjeçar.

Të arrestuarit janë Arben Deliko, Latimir Hoxha, Panajot Dhiamanti, Sokol Kashta dhe Dritan Jahelezi. Prokuroria e Krimeve të Rënda deklaroi se hetimi ka nisur në vitin 2008 në bashkëpunim me autoritetet italiane dhe u finalizua dje.

Sipas prokurorëve të çështjes të arrestuarit kanë transportuar drejt Italisë dy vite më parë rreth 12 kilogramë heroinë.

Operacioni i policisë është kryer në qytetin e Tiranë dhe atë të Vlorës. Ndërkohë që të arrestuarit përdorin biznesin e ndërtimeve si mbulim për trafikun e drogës.

Kjo ka qenë dhe arësyeja e emërtimit të opracionit të policisë me emrin "Ndërtuesi".

NOA

KOMENTE