Paris, 25 Korrik NOA - Triumf dhe paradë përfundimtare për Alberto Contador në Paris. Spanjoll fitoi bluzën e tij të tretë të verdhë në Tour de France dhe publikut i këtij vendi i dhënë atij një ovacion të merituar në Champs Elysee.
Etapa e 20 ishte dhe ajo e fundit e këtij turi, i cili duhet thënë është dhe më i ndjekuri në mbarë botën. Ajo ishte e gjatë 102.5 kilometra dhe kishte startin në Longjumeau dhe përfundoi në Paris, ku u fitua nga i zakonshmi Mark Cavendish, që është i famshëm për etapat fushore.
Duartrokitje erdhën dhe për Andi Schleck, i cili në renditjen e përgjithshme zuri vendin e dytë me 39 sekonda pas Contador. Vendi i tretë shkoi për Menchov.
r.b/NOA