English

Davutoglu: Irani I Gatshëm Për Rifillimin E Negociatave Me Be-Në Për Programin Bërthamor

STAMBOLL, 25 korrik /ATSH-MIA/ - Ministri turk i Punëve të Jashtme, Ahmet Davutogllu, deklaroi sot se Irani është shprehur i gatshëm të bisedojë me Bashkimin Evropian për programin bërthamor pas përfundimit të muajit të shenjtë të Ramazanit. Davutogllu zhvilloi një drekë pune në Stamboll me ministrin iranian të Punëve të Jashtme, Manusher Motaki dhe shefin e diplomacisë braziliane Selsu Amorim. Ai theksoi se ''Ankaraja po bën përpjekje për rifillimin e negociatave ndërkombëtare mes Iranit dhe grupit 5+1, që përfshin pesë anëtaret e përhershme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, SHBA-ja, Rusia, Kina, Franca, Britania e Madhe dhe Gjermania./ /ec/
KOMENTE