English

Ekon - Geithner: Ekonomia Amerikane Nuk Do Të Përballet Me Një Tjetër Recesion

UASHINGTON, 25 korrik /ATSH-AFP/ - Ekonomia amerikane do të vazhdojë të rritet ngadalë gjatë 12-24 muajve të ardhshëm dhe do të bëjmë përpjekje për të parandaluar një rënie tjetër ekonomike, deklaroi sekretari i Thesarit amerikan, Timothy Geithner. "SHBA-ja nuk do të përballet përsëri me një tjetër recesion '', deklaroi Geithner për gazetarët e televizionit NBC, të cilët e pyetën nëse i besonte këtij skenari. "Ajo që është më e mundshme, është se ekonomia do të rritet gradualisht gjatë 12-24 muajve të ardhshëm'', shtoi Geithner gjatë kësaj interviste transmetuar në emisionin "Meet the Press"./ /ec/
KOMENTE