English

Ekon - Putin I Bindur Në Kapërcimin E Problemeve Ekonomike Me Ukrainën

KIEV, 25 korrik /ATSH-MIA/ - Kryeministri rus, Vladimir Putin deklaroi në Kiev se është i bindur se të gjitha problemet ekonomike mes Rusisë dhe Ukrainës do të zgjidhen. "Këmbimi tregtar arriti nivelin para krizës, por akoma kemi një sërë problemesh", theksoi Putin në bisedën me presidentin ukrainas Viktor Janukoviç. Ai kujtoi se ekzistojnë mospajtueshmëri mes kompanive dhe ministrive të të dy vendeve, por porositi se Moska dhe Kievi do të gjejnë zgjidhje të dyanshme të pranueshme. "Biseduam për problemet në marrëdhëniet tona në sferën e energjetikës, për zhvillimin e transportit përmes gazsjellësve, për sistemin e gazit të Ukrainës dhe për pjesëmarrjen e mundshme të Rusisë në projekte të ndryshme", tha Putin duke theksuar se në takim nuk është bërë fjalë për bashkimin e kompanisë ukrainase "Naftogaz" me gjigantin rus "Gazprom''. Putin dhe Janukoviç do të marrin pjesë sot në paradën tradicionale me rastin e Festës së Flotës në Detin e Zi./ a.jor.
KOMENTE