English

Fishe Teknike - Aksidentet Më Të Rënda Me Turmat Në Evropë

PARIS, 25 korrik /ATSH-AFP/ - Të paktën 19 persona humbën jetën dje pasdite dhe 340 të tjerë u plagosën, kur turma u përfshi nga një lëvizje paniku në ''Paradën e Dashurisë'' (Love Parade) në Duisburg, në perëndim të Gjermanisë. Qindra mijëra persona, nën ritmet e muzikës tekno, morën pjesë në një Love Parade, në perëndim të Gjermanisë, për të kërkuar të drejta të barabarta për homoseksualët. Më poshtë vijojnë aksidentet më të rënda me turmat në Evropë: 11 maj 1985, në Bradford, Angli, një zjarr shkaktoi panik gjatë një ndeshjeje futbolli kur turmat iu drejtuan portave të mbyllura të stadiumit. Në këtë incident pati 56 të vdekur dhe 200 të plagosur. 29 maj 1985, në Bruksel, Belgjikë, në stadiumin ''Heysel'', ku tifozët e ''Juventusit'' dhe ''Liverpulit'' u përleshën mes tyre gjatë ndeshjes finale të Kupës së Kampionëve. Në këtë incident pati 39 të vdekur dhe 600 të plagosur. 15 pril 1989, në Shefild, Angli, gjashtë minuta pas fillimit të ndeshjes ''Liverpool''-''Nottingham Forest'', tifozët pa bileta të ''Liverpoolit'' hynë me forcë në stadiumin ''Hillsborough''. Në këtë incident pati 96 të vdekur dhe 200 të plagosur./ a.jor.
KOMENTE