Gaza - Militantët Palestinezë Lëshojnë Katër Raketa Në Territorin Izraelit
TEL AVIV, 25 korrik /ATSH-AFP/ - Katër raketa u lëshuan sot nga Rripi i Gazës në jug të Izraelit, ndërkohë që nga shpërthimi i tyre nuk pati viktima apo dëme materiale, njoftoi një zëdhënës ushtarak izraelit.
Nga 27 dhjetori 2008 deri më 18 janar 2009 Izraeli filloi një ofensivë ushtarake shkatërruese kundër Rripit të Gazës, që është nën kontrollin e lëvizjes islamike Hamas.
Numri i lëshimit të këtyre raketave është zvogëluar mjaft që pas kësaj ofensive që ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 1 400 palestinezëve.
''Rreth 90 raketa kanë rënë në territorin izraelit që nga fillimi i vitit'', shtoi zëdhënësi ushtarak izraelit./
a.jor.