English

Gjermania pranon 50 disidentë iranianë

Berlin, 25 korrik, NOA - Pas verifikimit me muaj të tërë Gjermania pranoi 12 disidentët e parë iranianë.

Gjithsej qeveria gjermane do të lejojë ardhjen e 50 iranianëve që u detyruan të linin atdheun e tyre pas protestave masive kundër rizgjedhjes së diskutueshme të presidentit iranian Mahmud Ahmadinexhad një vit më parë.

Opozitarët ishin strehuar fillimisht në Turqi, siç bëri të ditur ministria e brendshme gjermane. Fillimisht Republika Federale Gjermane donte t'u jepte leje qëndrimi vetëm rreth 20 aplikuesve.

NOA/DV

KOMENTE