English

Hyseni në SHBA për njohjen e pavarësisë së Kosovës

Prishtinë, 25 korrik, NOA - Shefi i diplomacisë kosovare, Skënder Hyseni, wshtw nisur sot për në Shtetet e Bashkuara.

Zyra për Informim e Ministrisë së Jashtme njofton se i Hyseni do të ketë disa takime me përfaqësues të përhershëm të shteteve që ende nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës.

Ministri Hyseni pritet të sqarojë dhe afirmojë mendimin këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në lidhje me Deklaratën e Pavarësisë, me ç’rast Gjykata ka vendosur në favor të Kosovës në të gjitha pikat.

Po ashtu, Hyseni do të ripërsërisë kërkesën e tij për njohjen e Kosovës, thuhet në deklaratën e MPJ-së.

NOA

KOMENTE