English

Iran - Ahmadinexhad Paralajmëron Be-Në Kundër Sanksioneve Të Reja Për Programin Bërthamor

TEHERAN, 25 korrik /ATSH-AFP/ - Presidenti iranian, Mahmud Ahmadinexhad paralajmëroi sot vendet e Bashkimit Evropian kundër miratimit të parashikuar të sankisoneve të reja kundër Iranit duke konfirmuar se Teherani do të reagojë me forcë kundër çdo veprimi armiqësor. "Evropianët kërkojnë të na vendosin sanksione që shkojnë përtej atyre të miratuara nga OKB më 9 korrik. Doja tu thoja se ne nuk mirëpresim çdo tension apo rezolutë të re, ne dëshirojmë marrëdhënie logjike dhe miqësore'', deklaroi Ahmadinexhad. "Dua të them se çdokush që miraton masa kundër kombit iranian, si inspektimi i anijeve iraniane duhet të dijë se Irani do të reagojë me forcë përballë akteve të tilla'', shtoi ai. Mahmud Ahmadinexhad denoncoi gjithahstu luftën psikologjike të ndërmarrë kundër Iranit nga SHBA-ja dhe aleatët e saj duke konfirmuar se Irani do t'i presë dorën armiqve. "Kushdo që do të marrë pjesë në skenarin e SHBA-së kundër Iranit do të konsiderohet si një vend armiqësor (...). Irani do t'i japë japë një përgjigje të vendosur çdo kërcënimi'', nënvizoi Ahmadinexhad./ /ec/
KOMENTE