Iran - Katër Të Vdekur Pas Shpërthmit Në Një Fabrikë Kimike
TEHERAN, 25 korrik /ATSH-MIA/ - Katër persona humbën jetën pas shpërthimit në një fabrikë kimike nafte në Iran, njoftoi sot media iraniane.
Shpërthimi ndodhi në terminalin më të madh iranian të naftës, në ishullin Hark.
Shkaku i shpërthimit ishte presioni jashtë normave në një kazan qendror të fabrikës.
Deri Jani janë gjetur trupat e tre viktimave, ndërsa zjarri që shpërtheu pas eksplozivit është vendosur nën kontroll.
Gjatë shpërthimit u plagosën gjithashtu disa punëtorë.
Në ishullin Hark, rreth 1 200 kilometra në jug të Teheranit, ndodhet terminali më i madh iranian i naftës në Gjirin Persik.
Irani është eksportuesi i dytë i naftës në kuadër të OPEC-ut dhe prodhon rreth 4,2 milionë barela naftë në ditë./
a.jor.