Iran, 25 Korrik NOA - Presidenti i Iranit, Mahmoud Ahmadinejad e ka kritikuar së tepërmi oktapodin Paul dhe kjo për gjoja aftësinë e tij me anë të së cilës ai parashikoi tetë ndeshje të Botërorit të zhvilluar në Afrikën e Jugut.
Sipas kreut të Teheranit, histori të tilla janë shembuj konkretë të metodave të propagandës dhe bestytnive që e karakterizojnë perëndimin.
Ndër objektivat më të fundit të sulmeve verbale të presidentit iranian ka përfunduar dhe oktapodi Paul, i cili karakterizoi këtë verë të futbollit. Një ndër sulmet e Ahmadinejad ishte dhe për agjencia IRNA.
“Ata që besojnë në gjëra të tilla nuk mund të jenë krerë të vendeve të botës ndaj përsosmërisë njerëzore”, - tha Ahmadinejad.
“Në të kundërt, - shtoi presidenti, - kombi iranian, me dashurinë e tij për të gjitha vlerat e shenjta, do të nxisë botën njerëzore për të shkuar drejt përsosmërisë”.
r.b/NOA