English

Kabul, talebanët: Kemi peng ushtarë amerikanë

Kabul, 25 korrik, NOA - Dy ushtarët amerikanë që të shtunën e kaluar u raportuan si të humbur, mësohet se njëri u kap rob, ndërsa tjetri është vrarë gjatë përleshjes me armë zjarri.

Një zëdhënës i talebanëve pohoi se ata ishin sulmuar në provincën e Logar.

“Identitetin dhe detajet e tjera të ushtarëve amerikanë do t’i bëjmë të ditura më vonë - shtoi një burim i luftëtarëve afganë”.

Konfirmimi i zhdukjes së dy ushtarëve erdhi edhe nga NATO, e cila kishte lëshuar deklaratën se “Dy anëtarë të Forcës Ndërkombëtare të Ndihmës për Sigurinë janë larguar nga vendqëndrimi i tyre në Kabul, në bordin e një makinë dhe nuk janë kthyer”.

Pas lajmit të dhënë nga talebanët, autoritetet dhe banorët e provincës Logar njoftojnë se në zonën ku humbën dy amerikanët, po qarkullojnë helikopterët ushtarakë fluturues.

Nëpërmjet një reklame në një radio lokale, forcat amerikane ofrojnë një shpërblim prej 20 mijë dollarësh për ata që japin informata të dobishme për të zbulimin e ushtarëve.

r.b/NOA
KOMENTE