English

Kameron të hënën viziton Turqinë

Ankara, 25 korrik NOA – Anglia do të ndërrojë kurs në lidhje me zgjerimin e Bashkimit Europian me vendet myslimane. Kryeministri britanik, Dejvid Kameron, të hënën do të nis vizitën e parë zyrtare në Turqi, që nga marrja e pushtetit.

Ai do të takohet me homologun e tij turk, Rexhep Taip Erdogan.

Në takimet ku do të diskutohen marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve, Kameron do të shoqërohet nga sekretari i jashtëm, Uilijam Hejg.

Britania është mbështetëse e fortë e aspiratave të Ankarasë për t’iu bashkuar Bashkimit Europian dhe në këtë vizitë do të jepen mesazhe të qarta dhe për vendet e tjera.

NOA/RFE

KOMENTE