English

Kapet banda e trafikut ndërkombëtar të drogës

Tiranë, 25 korrik, NOA - Një grup i mirëorganizuar i trafikut të drogës është goditur nga policia shqiptare në bashkëpunim me homologet e saj rajonale dhe ndërkombëtare.

Lajmi konfirmohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në kryeqytet e cila deklaron se ka arrestuar disa shtetas shqiptarë të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike. Ndalim i tyre është bërë në Shqipëri dhe në vendet ku kryhej trafikimi i drogës. Emrat e të arrestuarave dhe detajet mbi funksionimin e rrjetit kriminal do të bëhen publike sot në një konferencë për mediat të Prokurorisë së Kimeve të Rënda.

Në konferencën e planifikuar për në orën 11:00, prokurorët do të bëjnë publike dhe funksionimin e skemës së trafikimit të drogës dhe vendet ku ishte destinuar ajo.

“Dalja publike e prokurorëve do të kryhet së bashku me ata të policisë për t’ju bërë me dije operacionin me të fundit për arrestimin e disa shtetasve shqiptare, që akuzohen për trafik të lëndëve narkotike. Operacioni është finalizuar me sukses fal bashkëpunimit edhe me ndërkombëtarët”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

NOA

KOMENTE