Duisburg, (Gjermani) 25 korrik, NOA - Pas panikut që kapi turmën me mijëra të rinj gjatë festës muzikore “Love Parade” në Duisburg të Gjermanisë është rritur dhe numri i të vdekurve.
Rreth 19 të rinj kanë mbetur të vdekur të shtypur nga turma. Sipas të dhënave të fundit të policisë më shumë se 340 vetë u plagosën në një tunel para territorit ku do të zhvillohej veprimtaria.
Sipas policisë disa qindra mijëra tifozë të muzikës techno kishin festuar dhe kërcyer në festën e muzikës. Organizatorët thanë se ishin rreth 1,4 milionë pjesëmarrës.
Paniku u shkaktua sipas policisë nga disa të rinj që u ngjitën në disa shkallë të ngushta urgjence dhe në një skelë për altoparlantët dhe ranë nga lartësia.
Më shumë se një gjysmë ore para fatkeqësisë dëshmitarë okularë ishin paralajmëruar, sipas policisë, nga rreziku i një të ashtuquajture vrime gjilpëre para hyrjes qendrore. Parada e raver-ve u themelua në vitin 1989 në Berlin dhe u zhvendos në 2007-ën në pellgun e Ruhr-it.
NOA
{youtube}fQo6rhMFhVg{/youtube}