Prishtinë, 25 korrik, NOA – “Pavarësisë së mbikëqyrur të Kosovës poi vjen fundi”.
Kjo ishte deklarata e kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, menjëherë pas kthimit sot në Prishtinë, pas vizitës njëjavore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kryeministri i Kosovës, tha në një konferencë në aeroportin e Prishtinës, se ka marrë mbështetje të fuqishme për të ardhmen e Kosovës, nga SHBA-të.
“Mendimi që dha Gjykata Ndërkombëtare e Hagës ishte i drejtë, theksoi kryeministri i Kosovës. Ai ishte në përputhshmëri me vullnetin e qytetarëve dhe në përputhshmëri me vendimet e institucioneve për shpalljen e Kosovës shtet të pavarur e Sovran”, nënvizoi kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.
Mbështetja e SHBA-ve, ishte e pritshme, pasi ditë përpara dhënies së mendimit të GJND-së, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishin paralajmërur një plan, kur posa të jepej mendimi i GJND-së, plot 40 shtete të tjera do të njihnin në bllok Kosovën, një paralajmërim që tashmë nëvizohet qartë edhe në mbështetjen e fuqishme dhënë kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi.
mit/NOA