English

Lë bombolat të hapura në shtëpi se i pëlqen era e gazit, arrestohet amvisa

SHBA, 26 Korrik 2010, NOA - Një grua në Alabama u arrestua me akuzën se kishte lënë në shtëpinë e saj të hapura disa bombola gazi, me justifikimin se i pëlqente era e gazit.

Fqinjët e Juliana Bryant, 33 vjece, kishin njoftuar policinë se një erë e çuditshme po përhapej në të gjithë lagjen.

Një patrullë policie është drejtuar në shtëpinë e Bryant dhe ka gjetur disa bombola gazi të hapura të shpërndara në të gjithë shtëpinë. Brenda në shtëpi gjendeshin dhe tre fëmijët e gruas. Gruas menjëherë i është hequr kujdestaria e fëmijëve dhe është arrestuar me akuzën për posedim të paligjshëm të materialeve tejet të rrezikshme.

Zëdhënësi i policisë tha: "Është e panevojshme të shpjegojmë se cilat janë rreziqet e të mbajturit të bombolave të gazit të hapura në shtëpi. Mjafton vetëm një shkëndi dhe gjithçka shpërthen në ajër, përveç dëmit që mund të shkaktojnë vetë substancat toksike të gazit". Gruaja është mbrojtur duke thënë se ajo e pëlqen erën e gazit shumë dhe nuk mund të bëje pa të.

a.e./NOA
KOMENTE