Buones Aires, 25 korrik, NOA – Tashmë është zyrtare, Mano Menezes do të jetë trajneri i ri i ekipit të kombëtares së futbollit të Brazilit. Menezes vjen në këtë detyrë pas dështimit të paraardhësit të tij Dunga në botërorin e Afrikës së Jugut, ku Brazili bëri një paraqitje të dobët në ndeshjet kyçe për eliminimin.
Emërimi i Menezes është bërë sot në mënyrë zyrtare nga Federata e Futbollit Brazilian.
“Jam krenar që mua më besojnë një gjë të tillë”,deklaroi Menezes. Ai ka qenë trajner i “Corinthias”dhe një lojtar i kombëtares disa vite më parë.
Menezes do të nis me një herë nga puna. Në datën 26 korrik do të bëjnë mbledhjen e parë të ekipit. Ndërsa në datën 10 gusht do të ketë sfidën e parë si trajner në miqësoren me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
NOA