English

Masakra e pesëfishtë, teatri i një tragjedie varfërie në lagjen e dhunshme

SHBA, 25 Korrik NOA - Një djalë 14-vjeçar përpara se t’i jepte fund jetës së tij, ka vrarë të gjithë pjesëtarët e familjes. Masakra ka ndodhur në rrethinat e Nju Jork-ut, ku djali i ka prerë në fyt të dy motrat e tij më të reja, respektivisht 7 dhe 10 vjeç.

Më pas vrau nënën e tij 30 vjeçare dhe një vëlla vetëm 2 vjeç duke shpërthyer një zjarr në shtëpinë e tij dhe më pas u pre dhe vetë në fyt me anë të një brisku.

Teatri i një tragjedie varfërie në lagjen e dhunshme të Staten Island Zjarrfikësit u thirrën për të ndërhyrë në atë që në pamje të paerë dukej vetëm një shtëpi e rënë pre e zjarrit.

Pasi fikën flakën dhe u futën në brendësi të shtëpisë, zjarrfikësit kanë gjetur një skenë shumë të ndryshme: trupat e dy vajzave me fyt të prerë, një fëmijë 2-vjeçar ende në jetë, por u mbyt nga tymi (vdiq gjatë transportit për në spital) dhe trupin e nënës në një dhomë tjetër, të mbytur e vdekur.

Së fundi, në një krevat, trupi e CJ Raymond, 14 vjeç me një plagë të thellë në fyt dhe një brisk të përgjakur ende në dorë.

Djali, i cili ishte raportuar kohët e fundit për dhunë, vendosi t’i jap fund asaj duke vrarë të gjithë familjen para se t’i vinte zjarrin gjithë shtëpisë dhe të vriste veten.

Sipas dëshmive të fqinjëve, CJ ishte pak piroman. Në ditët e fundit, ai ishte larguar nga zona e një pishine, pasi i kishte vënë zjarrin materialeve bimore.

Gjithashtu ishte përjashtuar edhe nga shkolla, ku kjo pas një sulmi që kishte tentuar ndaj drejtorëve të shkollës.

Nëna e tij, Leisa Jones së bashku me katër fëmijët e saj jetonte në një nga zonat më të varfra të Staten Island.

Prej kohësh ajo punonte në një supermarket në pozicionin e rojës së sigurisë dhe frekuentonte një shkollë bukure dhe estetike.

r.b/NOA

{youtube}jo4eye5ZVvk{/youtube}

KOMENTE