English

Masakrohet deri në vdekje një 48-vjeçar në Fier, nuk gjenden autorët

Fier, 25 Korrik 2010 NOA – Fund të frikshëm ka përjetuar një burrë 48 vjeçar në Fier pasi u masakrua me mjete prerëse derisa ka ikur nga kjo botë, kurse autori i krimit ende nuk është identifikuar.

Viktima, Ylli Z. 48 vjeç, lindur ne Mallakastër dhe banues ne Fier, u gjet i vdekur sot rreth ores 10.30, në banesën e tij, në lagjen “Kastriot” te qytetit.

Korrespondenti i agjencisë NOA citon burime zyrtare policore që pranojnë se viktima mund të ketë vdekur të paktën dy ditë më parë, pasi ka vuajtur derisa ka dhënë shpirt, nga plagët e shumta me mjete prerëse.

Në mënyrë të rastësishme është gjetur i vdekur 48 vjeçari në banesë ku kishte nisur era e rëndë dhe është njoftuar Drejtoria e Policisë së Qarkut.

Efektivë të saj shkuan menjëherë ne vendngjarje dhe nga veprimet e para hetimore rezultoi se i ndjeri ka gjetur vdekjen si pasoje e disa goditjeve me mjete mprehëse.

“Nga veprimet hetimore kemi konstatuar se viktima ka gjetur vdekjen rreth dy ditë më parë, si rezultat i tetë plageve depertuese te shkaktuara nga mjet mprehës”, - konfirmuan për agjencinë NOA, burime zyrtare policore.

Strukturat e Hetimit te Krimit ne Drejtorine e Policise Qarkut Fier thanë se në bashkepunim me strukturat e Komisariateve Fier, Lushnje dhe Mallakaster jane angazhuar maksimalisht për zbardhjen e kesaj ngjarjeje, duke organizuar punen dhe hetimet te cilat janë përqendruar ne disa pista per zbardhjen dhe dokumentimin e plote ligjor te kesaj ngjarje.

e.b/r.n/NOA

KOMENTE