Monterrey (Meksikë), 25 korrik, NOA - Autoritetet në Meksikë kanë gjetur 51 trupa gjatë dy ditëve gërmimi në një fushë në veri të qytetit Monterrey.
Identiteti i viktimave nuk është bërë i ditur, por hetuesit thonë se pas vrasjeve fshihen bandat e trafikut të drogës.
Në fillim të vitit në Meksikë është zbuluar një tjetër varr masiv me 55 kufoma në qytetin Taxco.
Rreth 25 mijë persona kanë humbur jetën që kur Qeveria meksikane nisi ofensivën kundër kartelave të drogës në vitin 2006.
NOA