Merkel E Tronditur Nga Humbja E Jetëve Në Love Parade
BERLIN, 25 korrik /ATSH-AFP/ - Kancelarja gjermane, Angela Merkel deklaroi dje se ishte mjaft e tronditur nga humbje e jetëve në Love Parade, njoftuan burime të ndryshme.
"Jam e tronditur dhe e pikëlluar nga kjo vuajtje dhe dhimbje'', tha Merkel në një deklaratë.
"Në këtë moment të dhimbshëm, mendimet e mia shkojnë tek të afërmit e viktimave. Shpreh keqardhjen time më të madhe për to. Këta të rinj erdhën për të festuar. Në vend të kësaj, ata gjetën vdekjen, ndërkohë që shumë të tjerë janë plagosur'', theksoi ajo.
Të paktën 19 persona humbën jetën dje pasdite dhe 340 të tjerë u plagosën, kur turma u përfshi nga një lëvizje paniku në ''Paradën e Dashurisë'' (Love Parade) në Duisburg, në perëndim të Gjermanisë.
Qindra mijëra persona, nën ritmet e muzikës tekno, morën pjesë në një Love Parade, në perëndim të Gjermanisë, për të kërkuar të drejta të barabarta për homoseksualët./
a.jor.