Mjekësi - Qumështi Pa Yndyrë Ul Tensionin E Gjakut
NJU JORK, 25 korrik /ATSH-MIA/ - Prodhimet e payndyrshme të qumështit mund të
zvogëlojnë rrezikun nga tensioni i lartë i gjakut deri në 50 për qind, thuhet në numrin e fundit të revistës së njohur amerikane ''Clinical Nutrition''.
''Qumështi me yndyrë dhe prodhimet e tij nuk kanë këtë efekt'', thonë shkencëtarët e studimit ku u përfshinë 6 000 persona.
Qëllimi i studimit ka qenë vlerësimi i marrëdhënies mes konsumimit të qumështit dhe
nënprodukteve të tij si edhe rrezikut nga tensioni i lartë.
Personat, të cilët kanë pirë më shumë qumësht dhe kanë ngrënë më shumë nënprodukte qumështi me pak yndyrë, kanë pasur 50 për qind më pak rrezik nga tensioni i lartë në krahasim me ata që pak ose aspak nuk i kanë shfrytëzuar këto nënprodukte./
a.jor.