Mitrovicë, 25 Korrik 2010 NOA – Një punonjës i Ministrisë së Punëve të Brendshme është dhunuar nga tre persona të cilët janë kapur nga policia dhe më pas janë lënë të lirë, raporton korrespondenti i agjencisë NOA. Ata akuzohen për “sulm ndaj personit zyrtar”.
Policia e Kosovës tha sot se ngjarja ndodhi në orën 11.05 në rrugën “Vëllezërit Dragaj” në qytetin Mitrovicë, kur inspektori i Ministrisë së Punëve të Brendshme është sulmuar fizikisht brenda zyrave të Kuvendit Komunal Mitrovicë nga tre shqiptarë të Kosovës.
Policia tha se tre të dyshuarit janë vetëparaqitur në stacion Policor dhe pas intervistës, me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.
a.b/NOA