English

Oferta e re, më shumë funksione në një aparat celular

Tiranë, 25 korrik, NOA – Kompania e telefonisë celulare AMC ka vendosur t’i sjellë abonentët e saj më afër teknologjisë më të fundit. Nisur nga kërkesat e abonentëve për aparate celulare që të kenë më shumë funksione, më shumë mundësi përshtatje, më shumë lehtësi për lundrim në internet, monitor më të madh, etj. AMC ka vënë në fokus të saj telefonat celularë në të 170 dyqanet e saj.

Kompania ka vendosur të hedh në qarkullim me shumicë pranë dyqaneve të saj modelin smart-phone.

Smart-phone kanë një pjesë të mirë të opsioneve të një kompjuteri por të përmbledhura brenda një aparati celular.

Këto aparate celulare janë edhe shumë fleksibël përsa i përket instalimeve të programeve të tjera shtesë, duke i bërë të përshtatshëm sipas dëshirës dhe kërkesave të përdoruesit.

Aparatet do të jenë të firmave Nokia, Samsung, HTC etj.

NOA

KOMENTE