English

Pasqyra E Shtypit Të Kosovës

PRISHTINË, 25 Korrik /ATSH-B.Jashari/.- Më poshtë vijojnë titujt kryesorë të gazetave të Kosovës të ditës së sotme: "Bota Sot" BERISHA: KOSOVA SA MË SHPEJT NË OKB - Topi: Vendimi i GJND-së rriti ndjeshëm kredibilitetin e Kosovës Tituj të tjerë: -Fundi i mbikqyrjes së Pavarësisë më 2013 -Gordon: Kosovën duam ta shohim tërësisht të pavarur - Më shumë pavarësi, më pak mbikqyrje- Dol: Vendimi i GJND-së, fitore për lirinë dhe drejtësinë në botë -Kosova Lindore e braktisur nga Universiteti i Prishtinës -Një muaj paraburgim për guvernatorin Hashim Rexhepi "Koha Ditore" GUVERNATORI, "ZOT" I KOMPANIVE TË SIGURIMEVE - Gjykata e qarkut cakton 30 ditë paraburgim për guvernatorin Hashim Rexhepi - Ai dyshohet se kontrollonte biznesin e kompanive të sigurimeve, duke u bërë shantazh me marrje të licencave dhe me forma të ndryshme. Sipas prokurorisë speciale, Rexhepi kishte aq shumë ndikim në kompanitë e sigurimeve, saqë ndikonte dhe në punësim të punëtorëve. Mbrojtja, në anën tjetër, akuzon prokurorinë për joprofesionalizëm Foto lajmi: -Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, dhe ai i Kosovës, Fatmir Sejdiu, i kanë bërë thirrje të shtunën Beogradit që të bëhet më bashkëpunues në rajon, dhe kanë vlerësuar se duke e njohur shtetësinë e Kosovës, ky vend fqinj do të bëhej pjesë e linjes së integrimit të vendeve të rajonit. Tituj të tjerë: -Mobilizim për anëtarësim në OKB -Punimet në autostradë për tre muaj pa mbikëqyrje -"Bashkëpunimi i Haradinajt, arsye për mbrojtje në liri" -Serbia çon 55 emisarë për të ndalur njohjen e Kosovës -Misioni i KFOR-it mbetet i njëjtë pas Mendimit të GJND "Express" ARRESTIMI QË HAP RRUGË - Opinioni duket se ka qenë i përgatitur qe prej dy vjetësh se Hashim Rexhepi një ditë do të shkonte në burg. Në ndonjë vend tjetër, arrestimi i guvernatorit do të shkaktonte kaos ekonomik. E, në Kosovë, njohësit e ekonomisë thonë se ky veprim ka ndikuar për mirë. Një ditë më parë ndaj Hashim Rexhepit u caktua masa e paraburgimit prej 30 ditësh. Seanca u udhëhoq nga prokurorë e gjyqtarë vendorë. Rexhepi akuzohet për një mal veprash penale. Tituj të tjerë: -Koordinohen për OKB - Presidenti Sejdiu të shtunën vizitoi Tiranën. Atje, ai takoi Presidentin dhe Kryeministrin e Shqipërisë. Qëllimi i kësaj vizite ishte koordinimi i dy vendeve në procesin e lobimit për njohjen e Kosovës, tash pas shpalljes së mendimit nga ana e GJND-së. Presidenti Topi tha se, po ashtu, u bisedua rreth sesionit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. -I kontestojnë gjykatësit - Pas zyrtarëve serbë, opinionin e GJND-së e kanë kundërshtuar edhe juristët në Beograd. -Njiheni Kosovën! - Diplomati austriak, Albert Rohan u bëri thirrje Greqisë, Rumanisë, Sllovakisë, Spanjës dhe Qipros që ta njohin pavarësinë e Kosovës. "Kosova Sot" VENDIMI I GJND-së I JEP KRAHË LOBIMIT NË BOTË - Politika kosovare, në ofensivë për njohje të reja Tituj të tjerë: -Vizitë e paparalajmëruar e presidentit Sejdiu në Tiranë - "Shqipëria dhe Kosova do të bëjnë përpjekje për të shtuar numrin e vendeve që do ta njohin pavarsinë e shtetit më të ri në Ballkan. Serbia duhet të reagojë në lidhje me qëndrimin e saj ndaj Kosovës", tha Berisha -Gordon: Kosova të jetë tërësisht e pavarur -Guvernatorit Rexhepi, 30 ditë paraburgim -Editoriali - Dera e përafrimit "Zëri" GJURMËVE TË IDENTITETIT - Qyteti antik i Ulpianës, është një nga dëshmitë e injorimit të së kaluarës! Universiteti zbulon një pjesë të qytetërimit të lashtë Tituj të tjerë: -Fazë e re njohjesh -Analizë - Shansi që po e humbim -Bankat s'i duan depozitat e Trustit -Prishtina me stadium evropian /a.s/
KOMENTE