Moskë, 25 korrik, NOA - Pas shkëmbimit spektakolar të agjentëve midis SHBA-së dhe Rusisë në fillim të korrikut kryetari i qeverisë Vladimir Putin i takoi dhjetë spiunët e zbuluar në një vend të panjohur.
Agjentët do të vazhdojnë të punojnë për Rusinë dhe do të vendosen në vende "të denja", tha Putin gjatë një vizite në Ukrainë. Policia federale amerikane FBI e kapi grupin e spiunëve rusë në fund të qershorit.
Me shkëmbimin më të madh të agjentëve që prej Luftës së Ftohtë Moska dhe Uashingtoni i dhanë fund pastaj aferës pa i rënduar më tej marrëdhëniet dypalëshe.
NOA