English

Serbi - Sulmohet Një Gazetar I Njohur Serb

BEOGRAD, 25 korrik /ATSH-AFP/ - Një gazetar i njohur serb, Teofil Pancic, i cili ka denoncuar shpeshherë nacionalizmin apo krimet në Serbi në lidhje me sportet, u sulmua dhe u godit me shufra hekuri nga disa të panjohur, theksoi sot agjencia e lajmeve ''Beta''. Teofil Pancic, editorialist i të përjavshmes ''Vreme'' u shtrua në spital me hematoma të rënda në kokë dhe krah pas këtij sulmi që u krye nga dy persona që e ndiqnin prej disa kohësh. Këto lloj sulmesh kundër gazetarëve në Serbi janë të shpeshta./ /ec/
KOMENTE