Shba Dhe Koreja E Jugut Fillojnë Manovrat E Përbashkëta Ushtarake
SEUL, 25 korrik /ATSH-AFP/ - Shtetet e Bashkuara të Amerikës filluan sot në Detin e Japonisë manovrat e përbashkëta ushtarake, qëllimi i të cilave është dërgimi i një sinjali të qartë Koresë së Veriut që ka paralajmëruar një kundërpërgjigje bërthamore.
Këto janë manovrat e para ushtarake të këtij viti nga gjashtë të planifikuara.
''Ato do t'i dërgojnë një mesazh të qartë Koresë së Veriut se gjuha e saj agresive duhet të marrë fund", thanë këtë javë në një komunikatë të përbashkët për shtyp sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gates dhe homologu i tij koreanojugor, Kim Tae-Young.
Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë akuzuar Phenianin si përgjegjës për fundosjen, më 26 mars, të luftanijes koreanjugore ''Cheonan'', ku humbën jetën 46 marinarë./
a.jor.