English

SHBA, kompjuteri përkthen një tekst të shkruar 3000 vjet më parë

Tel Aviv, 25 korrik - Një tekst i shkruar 3000 vjet më parë në alfabetin kuneiform, është dëshifruar nga një kompjuter në shtetin Massachusetts të SHBA-ve.

Teksti i lashtë është përkthyer për disa orë në një kompjuter në një shkollë të këtij shteti.

Teksti mësohet të jetë i gjuhës ugaritike.

Profesoresha e projektit të dëshifrimit, Regina Barzilay, në komentin për gazetën izraelite Maariv tha se “kjo është hera e parë që një kompjuter ia del mbanë në një eksperiment të tillë”.

Sipas profesoreshës amerikane, kompjuteri i shkollës, identifikoi me saktësi germat e alfabetit ugaritik, i përdorur në Sirinë Perëndimore.

mit/NOA
KOMENTE