English

Shirat 'Largojnë' Të 'Nxehtin Afrikan'

TIRANË, 25 Korrik ATSH/- Temperaturat e larta që kanë mbizotëruar gjatë kësaj jave në gjithë territorin e vendit janë ulur me disa gradë të dielën, si pasojë e shirave që kanë përfshire zona të ndryshme të vendit, gjatë natës dhe ditës së sotme. Edhe Tirana është perfshirë sot nga shirat dhe, sipas specialistëve të Shërbimit Meterologjik, temperatura maksimale në kryeqytet shënon 32 gradë celcius. Gjatë javës temperatura maksimale në Tiranë arriti në 37 gradë. Vendi ynë ishtë përfshirë prej ditësh nga "i nxehti afrikan". Të paktën për disa ditë, sinoptikanët paralajmërojnë se temperaturat nuk do të jenë aq të larta sa 10 ditët që lamë pas. Specialistë të shërbimit meteorologjik sqarojnë se kjo ulje e vlerave të temperaturave do të prekë të gjithë rajonin e Mesdheut, përfshi këtu edhe Shqipërinë, ku vlerat maksimale te temperaturave nuk do t'i kalojnë te 30 gradët. Sipas tyre parashikohet sërish një rritje të temperaturave në fillim të muajit gusht. /k.sh/
KOMENTE