Shkodër- Policia: Ngjarja Në Bërdicë, 38 Vjeçari U Vetëvra
SHKODËR, 25 Korrik/ATSH-G. Marku/.- Specialistë të hetimit në Shkodër kanë arritur në konkuzionin se 38 vjeçari, i cili u gjet mbrëmjen e kaluar i pajetë pranë banesës se tij në Bërdicë, është vetëvrarë me armë zjarri pistolete.
Dashamir Çerjani u gjet i pajetë dje në mbrëmje nga të afërmit e tij, që njoftuan policinë. Kjo e fundit në bashkëpunim me prokurorinë e Shkodrës nisën hetimet në dy pista; në një vrasje të mundshme dhe vetëvrasje. Sipas policisë pranë trupit të viktimës u gjet dhe një pistoletë tip Makarov, së bashku me 1 fishek në fole dhe 6 fishekë në krehër.
Bazuar në deklarimet e marra nga të afërm të viktimës, siç bënë të ditur policia e Shkodrës, rezulton se viktima Dashamir Çerjani, kohët e fundit kishte shfaqur çrregullime psiqike. Për pasojë, ai ështëë vetëqëlluar dje në mbrëmje një here në kokë, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
/a.s/