English

Shkodër: Reshjet E Shiut Ulin Temperaturat

SHKODËR, 25 Korrik/ATSH-G. Marku/.- Pas më shumë se një muaj me temperatura të larta, mëngjesi i sotëm e ka gjetur qytetin verior të Shkodrës më të freskët. Reshjet e shiut që ranë gjatë natës së mbrëmshme kanë ndikuar në uljen e temperaturave. Sot në mëngjes, moti ka qenë i kthjellët, gjë që ka bërë që shumë qytetarë shkodranë apo të ardhur nga rrethe të tjera e nga jashtë vendit, t'i drejtohen plazheve pranë lumejve, liqenit dhe detit, por edhe pikave turistike në periferi./a.s/
KOMENTE