English

Shkodër: Sport-Merkato/Kroati Daniel Jumiç Vishet Kuqeblu

SHKODËR, 25 Korrik/ATSH-G. Marku/.- Ekipi i Vllaznisë përforcohet edhe me një lojtar tjetër cilësor. Pjesë e skuadrës kuqeblu është bërë së fundi kroati Danijel Jumiç, krahas portierit malazez Radonoviç, i angazhuar më parë me Buduçnostin, dy shkodranëve Albert Kaçi dhe Vioresin Sinani dhe kosovarit Liridon Kukaj. Kroati Jumiç ka kaluar disa ditë prove në kampin shkodran, para se të firmoste kontratën me presidentin e Vllaznisë, Valter Fushaj. 24 vjeçari kroat Danijel Jumiç, i cili iu bashkua menjëherë grupit të kuqebluve në udhëtimin drejt përgatitores së Serbisë është shprehur i kënaqur me zgjedhjen që ka bërë. Sipas tij, tradita e mirëfilltë që ka kjo skuadër dhe partneriteti në vijën e parë të sulmit me kolegun Sinani do të prodhojë patjetër gola për Vllazninë. Futbollisti kroat Danijel Jumiç e ka nisur karrierën e tij me ekipin kroat Rijeka, për të kaluar më pas në Slloveni tek NK Koper, e për të vazhduar në Sllovaki ku ka luajtur në ligën e parë me ekipin DAC Dunajska Streda. Ndërkohë, në vitin 2004 ai figuron edhe si futbollist i kombëtares së 20 vjeçarëve të Kroacisë./a.s/
KOMENTE