Iran, 25 korrik, NOA - Të paktën katër njerëz kanë humbur jetën nga shpërthimi i zjarrit në një fabrikë kimike në Iran. Flakët që përfshinë terminalin më të madh të naftës në vend shkaktuan edhe plagosjen e disa punonjësve të tjerë.
Agjencia e lajmeve iraniane “IRNA” raporton se tensioni i lartë në kazanin qendror shkaktoi shpërthimin.
Mendohet se teknologjia e vjetruar ka qenë një prej shkaqeve që ka sjellë dhe aksidentin në fabrikë.
Pavarësisht zhvillimit të industrisë në kërkimin shkencor në dhe sidomos në energjinë atomike, teknologjia e Iranit në fushat e tjera nuk ka standardet e duhura. Kjo për faktin e shumica e shpenzimeve shkojnë vetëm për kërkimet atomike.
NOA