Soft News - Mjekësi - Divorci Shton Rrudhat?!
LONDËR, 25 korrik /ATSH-MIA/ - Hulumtimet e publikuara në një gazetë mjekësore
tregojnë se çiftet e divorcuara duken më të vjetër në moshë sesa çiftet që kanë një martesë të
qëndrueshme apo vejushat.
Një studim i fundit, i bërë te 186 çifte, ka zbuluar se divorci, përdorimi i qetëesueve dhe stresi janë katalizatorët kryesorë të shtimit të dukjes së moshës, faktorë që shkaktojnë shumë
rrudha në fytyrën tuaj.
Ju mund t'u ktheheni plazheve apo te shkoni nëpër solare, sallone bukurie, por e gjithë kjo do të ketë sukses vetëm nëse keni jetë vërtet të qetë bashkëshortore.
''Gjenet e trashëguara mund të ndikojnë në plakjen e një personi'', thotë një nga studiuesit, por nëse në jetën e njeriut ndikojnë edhe faktorët e tjerë, atëherë pa dyshim ju do të plakeni më shpejt.
Pesha është faktori tjetër që ndikon në shtimin e dukjes së moshës.
Te çiftet nën moshën 40 vjeç, mbipesha bën që ata të duken shumë më të vjetër se
moshatarët e vet./
a.jor.