English

Tragjedi në Zvicër, treni del nga shinat

Zvicër, 25 Korrik NOA - Një person ka mbetur i vdekur dhe 42 të tjerë janë plagosur pas daljes nga shinat të “Glacier Express”, trenit, i cili kryen turne në alpet zvicerane. Në mesin e të plagosurve, gjashtë prej tyre janë në gjendje tepër të rëndë.

“Tre nga vagonët dolën nga shinat ndërsa dy të tjerë u rrotulluan plotësisht, - tha personi përgjegjës për informimin e policisë lokale, Jean-Marie Bornet, duke shtuar se pasagjerët ishin kryesisht japonezë.

r.b/NOA

KOMENTE