English

Vret veten 38 vjeçari nga Shkodra

Shkodër, 25 korrik, NOA – Një 38 vjeçar nga fshati Bërdicë i Shkodrës ka vrarë veten mbrëmjen e djeshme. Ngjarja ka ndodhur në orën 20:20 dhe i vetëvrari quhet Dashamir Çerjani.

Lajmi konfirmohet nga policia e Shkodrës, e cila sqaron se 38 vjeçari e ka vrarë veten më një pistoletë. Sipas policisë ai vuante prej kohësh nga depresioni.

“Nga hetimet rezultoi se shtetasi Dashamir Çerjani, kohët e fundit kishte shfaqur çrregullime psiqike, për pasoje viktima ka qëlluar veten një herë në kokë, duke gjetur vdekjen e menjëhershme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas hetimeve, 38 vjeçari ka përdorur një pistoletë “Makarov” për të vrarë veten. Policia ka gjetur në vendin e ngjarjes pistoletën me 6 fishekë në krehër.

NOA

KOMENTE