Vlorë, 26 Korrik 2010 NOA - Drejtori i Zyrës së Përmbarimit të Vlorës Ernest Shimka, ka abuzuar me detyrën duke përfituar shumën prej një milionë lekësh dhe nën këtë dyshim u arrestua sot nga policia dhe tani mbi të, rëndon akuza e korrupsionit pasiv gjatë kryerjes së detyrës.
Dyshohet se aferat korruptive financiare kanë çuar në hetimin prej disa javësh ndaj të dyshuarit Ernest Shimka, banor i Vlorës, pas denoncimit të mbërritur nga një qytetar.
Kapja e të dyshuarit u bë përmes operacionit të koduar “Përmbaruesi”, pas nje pune investigative disa ditore të kryer me forma speciale te hetimit ne bashkepunim ne Njesine Task Force prane Prokurorise se rrethit Vlore.
Policia konfirmoi zyrtarisht për agjencinë NOA se u krye arrestimi ne flagrance i 28-vjeçarit Ernest Shimka, lindur ne Tepelene dhe banues ne qytetin e Vlores, me arsim te larte me detyre Kryetar i Zyres se Permbarimit Vlore.
Për të folur mbi këtë operacion, pasditen e sotme dolën në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp, Drejtori i Policisë së Vlorës Ylli Metko, dhe prokurori i çështjes, Maksim Sota.
“Arrestimi i Ernest Shimka u be pasi sot ne date 26.07.2010 rreth ores 15.00 u kap ne flagrance pasi kishte marre ne forme rryshfeti nje sasi parash prej 1 000 000 leke te reja, me qellim vendosjen ne levizje te ekzekutimit te nje vendimi gjyqesor per demshperblimin e ketij qytetari nga nje kompani siguruese pas një aksidenti që qytetari kishte pësuar, dhe ku kishte humbur aftësi normale të jetesës”, - deklaroi z. Metko.
Shimka akuzohet se ka konsumuar keshtu vepren penale te "Korrupsionit pasiv i funksionareve te tjere te drejtesise", parashikuar nga neni 319/a i Kodit Penal”, - tha më tej z. Metko.
Në cilesine e proves materiale u sekuestruan 1 milion leke te reja, dhe disa dokumente shkresore të cilat policia tha se lidhen me vepren penale, ndërkohë që po vazhdon puna per dokumentimin e plote ligjor te “ketij akti te paster korruptim”, - sikundër e konsideroi kreu i policisë vlonjate.
Ernest Shimka, ishte kryetar i Zyrës së Përmbarimit Vlorë, prej vetëm afro tre javësh kur edhe u komandua në këtë detyrë, por sot është arrestuar në kushtet e flagrancës për korrupsion.
Këto ditë, një qytetar vlonjate me inicialet A.S, kishte bërë kallëzim në drejtorinë rajonale të Policisë së Vlorës ku tregonte se
Kallëzuesi tregoi se ka qenë pjesë e një aksidenti, si pasagjer, aksident në të cilin ka humbur disa aftësi për të jetuar normalisht.
Siç parashikon ligji, ky person në bazë të një vendimit që jep gjykata, duhet të dëmshpërblehet nga kompania e figuracionit dhe vlera e përcaktuar ishte rreth 100 milionë lekë.
Për të nisur procedura e zbatimi të këtij vendimi që kishte dhënë gjykata e cila i dha të drejtë të dëmtuarit, pritej që ky vendim të ekzekutohej nga Zyra Përmbarimore e Vlorës.
A.S. tregoi se ai prej disa kohësh po përpiqej të arrinte ekzekutimin e vendimit duke aplikuar konform ligjit te Përmbarimi, por ende asgjë nuk po bëhej.
Duke u kontaktuar me kreun e komanduar Shimka, sipas denoncimit, ky i fundit i kërkoi një milionë lekë të rinj që të niste zbatimin e vendimit. Qytetari ka pranuar dhe menjëherë më pas ka shkuar e ka bërë kallëzimin në polici.
Dhe sot në orën 15.00 pas orientimeve që mori nga agjentët policorë, u paraqit në takimin me Ernest Shimkën dhe i dha atij shumën prej 1 milionë lekësh që ishin ryshfet. Në këtë moment që u dhanë paratë, ka ndërhyrë policia e cila e arrestoi kreun e Përmbarimit në kushtet e flagrancës.
a.r/r.n/NOA