English

Afganistan - Karzai Kërkon Një Hetim Për Vdekjen E Civilëve Në Jug Të Vendit

KABUL, 26 korrik /ATSH-AFP/ - Disa civilë u vranë në një sulm me raketa në jug të Afganistanit, njoftoi zëdhënësi i presidentit Hamid Karzai, i cili kërkoi një hetim mbi origjinën e të shtënave. ''Sulmi ndodhi në një fshat të Sanginit, një distrikt i paqëndrueshëm në provincën e Helmandit, një nga bastionet rebele talebane'', theksoi zëdhënësi, Siddiq Siddiqi. ''Një numër i pacaktuar civilësh afganë duke përfshirë gra dhe fëmijë u vranë nga hedhja e raketave në shtëpitë e tyre'', shtoi ai. "Ne nuk kemi shumë informacione, por kjo do të sqarohet nga nga Këshilli Kombëtar i Sigurisë që po heton incidentin me kërkesë të presidentit Karzai'', shtoi ai. Ky i fundit shprehu trishtim dhe i shprehu ngushëllimet e tij familjeve'', theksoi zëdhënësi./ /ec/
KOMENTE