Sidnei, 26 korrik, NOA – Një anije e ndërtuar me rreth 12 mijë e 500 shishe plastike, ka qenë çudia e fundit që u bë publike sot, ndërsa u ankorua në portin e Sidneit.
E ndërtuar tërësisht me materiale plastike, mësohet se ajo udhëtoi për 4 muaj me radhë nëpër Oqeanin Paqësor, duke synuar të shtojë ndërgjegjësimin për rreziqet që i kanosen njerëzimit nga mbetjet plastike.
Anija u nis nga Porti i San Fransiskos më 20 mars dhe ajo përshkoi 15 mijë kilometra në mot të mirë dhe stuhi oqeanike.
Ekipin e anijes e udhëhoqi vetë Devid de Rothschild, nga familja e njohur bankjere britanike, i cili tha se e kishte ai idenë e ndërtimit të anijes Plastiki, pasi kishte lexuar mbi rrezikun që u kanoset oqeaneve nga hedhja e mbeturinave plastike.
n.e/NOA