Axhenda Ndërkombëtare 26 Korrik 2010
-------------------------------------------------------------------
NGJARJE KRYESORE
-------------------------------
LONDËR - Këshilli administrativ i kompanisë BP do të mblidhet sot, ndërkohë që drejtori i saj i përgjithshëm, Tony Hayward, shumë i kritikuar nga SHBA-ja për ndotjen e Gjirit të Meksikës nga derdhja e naftës.
BAMAKO/PARIS - Al-Kaeda në Magrebin islamik konfirmoi se kishte ekzekuatuar pengun francez, 78 vjeç, Michel Germaneau.
Presidenca franceze thekso se nuk ishte e konfirmuar ende ekzekutimin e tij.
TË TJERA
---------------
UASHINGTON/KABUL - Ndjekje e situatë pas publikimit të dokumenteve konfidenciale mbi lufëtn në Afganistan, veëanërisht për lidhjet mes shërbimeve sekrete pakistaneze dhe rebelëve afganë.
Shtëpia e Bardhë e dënoi ashpër këtë publikim.
KABUL - Presidenca njoftoi sot vrasjen e disa civilëve afganë në një sulm me raketa dhe kërkoi një heim.
BRUKSEL - Ministrat e Punëve të Jashtme të 27 vendeve anëtare të BE-së do të mblidhen në Bruksel për miratimin e sanksioneve kundër Iranit.
Presidenti iranian, Mahmud Ahmadinexhad paralajmëroi vendet e Bashkimit Evropian kundër miratimit të parashikuar të sankisoneve të reja kundër Iranit duke konfirmuar se Teherani do të reagojë me forcë kundër çdo veprimi armiqësor.
Irani është i gatshëm të fillojë menjëherë negociatat me fuqitë perëndimore mbi detajet e një propozimi përsa i përket këmbimit të lëndëve djegëse bërthamore, konfirmoi sot shefi i diplomacisë iraniane, Manouchehr Mottaki.
DUISBURG (Gjermani) - Ndjekje e hetimit mbi tragjedinë e Duisburgut, ku humbën jetën të paktën 19 persona dhe rreth 340 të tjerë u plagosën.
SEUL - Ndjekje e manovrave të përbashkëta ushtarake mes SHBA-së dhe Koresë së Jugut në Detin e Japonisë, qëllimi i të cilave është dërgimi i një sinjali të qartë Koresë së Veriut që ka paralajmëruar një kundërpërgjigje bërthamore.
BEOGRAD - Mblidhet parlamenti serb në një seancë të jashtëzakonshme plenare me kërkesë të qeverisë për të diskutuar mbi mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, që u shpreh se deklarata e pavarësisë së Kosovës nuk shkel të drejtën ndërkombëtare.
ANKARA - Kryeministri britanik, David Cameron zhvillon një vizitë dyditore në Turqi./
/ec/ a.jor.